Emigrantët haitianë në Kolumbi udhëtojnë drejt Panamasë, të nisur për në SHBA. Nuk është e lehtë të udhëtosh përmes kaq shumë vendeve për të arritur një qëllim – thotë një nga emigrantët, por ai shton se është i motivuar ndërsa udhëton drejt xhunghlës për të kaluar kufirin mes kolumbisë dhe panamasë e për të vijuar më pas udhëtimin për në Shtetet e Bashkuara.