Top News/ ‘Të nisim trupat drejt Kievit…!’ Rusia planifikon hakmarrjen pas sulmit në Kursk
08/08/2024 12:35

Dmitry Medvedev, ish-presidenti i cili tani është zëvendësshef i Këshillit të Sigurisë të Rusisë, bëri thirrje që trupat ruse që të avancojnë më thellë në territorin e Ukrainës, ndërsa Moska pretendoi se ka rrëzuar dronë dhe raketa të Ukrainës që kishin në shënjestër rajonin e Kurskut. Guvernatori në detyrë i rajonit të Kurskut, Aleksei Smirnov, shpalli një ditë më parë gjendjen e jashtëzakonshme, ndërsa ofensiva tokësore ukrainase po vazhdon dhe Rusia tha se kjo ofensivë po mbështetet nga tanket, autoblindat dhe artileria. Të enjten, Ministria ruse e Mbrojtjes pretendoi se ka rrëzuar gjashtë dronë dhe pesë raketa mbi rajonin e Kurskut dhe 14 dronë mbi rajonin e Belgorodit. Duke folur për inkursionin ukrainas në rajonin e Kurskut, Medvedev tha se Moska duhet të synojë përtej sigurimit të territoreve që Rusia pretendon se janë të sajat dhe bëri thirrje për avancim të mëtejshëm në rajonet ukrainase të Odesës, Harkivit, Dnipros, Mikolajivit dhe Kievit. Presidenti rus, Vladimir Putin, më herët ka akuzuar Kievin se ka lëshuar raketa ndaj civilëve dhe shënjestrave të banuara në rajon, ndërsa blogerët rusë proluftës thanë se një numër fshatrash janë marrë nën kontroll nga forcat ukrainase, teksa ato po avancojnë në territorin rus. Të mërkurën, Putin tha se ky operacion ushtarak “është një tjetër provokim i madh”. Zyrtarët ukrainas nuk kanë komentuar inkursionin e raportuar në Kursk, por presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha një ditë më parë se është e rëndësishme të vazhdohet shkatërrimi i armikut. Sa më shumë presion ndaj Rusisë, aq më afër do të jetë paqja, tha ai.

Top News- “Një qytetërim i tërë do të vdesë sonte”, mesazhi i fundit i Trump
07/04 23:00
Top News- “Kërcënime të rrezikshme”/ Britania kundër Trump, gati të mbyll bazat për amerikanët
07/04 22:48
Top News- Rusia e Kina bëhen bashkë, në krah të Iranit: Bllokojnë hapjen e Hormuzit
07/04 22:46
Top News- Ushtarët harrojnë misionin, abuzojnë fëmijët…harrojnë të luftojnë bandat
07/04 22:45
Top News- A mund ta shkatërrojë SHBA-ja të gjithë Iranin brenda një nate?
07/04 22:44
Top News- Sulmi terrorist në konsullatën izraelite, Erdogan: Akt frikacak!
07/04 22:42
Top News- “Do u kthej në Epokën e Gurit” Lindja e Mesme në gatishmëri…frikë për luftë bërthamore
07/04 22:39
Top Channel/ Kina e Rusia “bllokojnë” Hormuzin, vunë veto në OKB
07/04 22:38
Top Channel/ Kostot e luftës, SHBA shpenzon 500 mln USD në ditë
07/04 22:20
Top Channel/ “Jam gati të ndihmoj”, zbardhet biseda telefonike mes Orban dhe Putin: Miqësia jonë…
07/04 22:14
Top Channel/ NASA publikon pamjet e rralla nga misioni i Artemis II rreth Hënës, fotot bëhen virale
07/04 22:10
Top News- Armë bërthamore ndaj Iranit? Reagon Shtëpia e Bardhë pas deklaratave të JD Vance
07/04 22:00
Top Channel/ Trump kërcënon Iranin: Mund të shuhet një qytetërim! Sulm total nëse s’ka marrëveshje
07/04 19:55
Top News -Sulmohet konsullata izraelite në Stamboll. Vriten autorët, godina e boshatisur prej ditësh
07/04 19:33
Top News- Kërcënimet e Trump / OKB-Sulmet ndaj infrastrukturës civile, krime lufte
07/04 19:31
Top News- ‘Sot varros qytetërimin pers’/ Trump ‘ultimatum’ Iranit për hapjen e Hormuzit
07/04 18:30
Top Channel/ Sulmohet konsullata izraelite në Stamboll: “Duan të tërheqin Turqinë në luftë”!
07/04 15:04
Top News – ‘Trump nuk vjen po s’i dhamë portin’. Deputetja e PS mbron pr.ligjin në portet turistike
07/04 14:35
Top News – Portet turistike private. PD-Ligj klientelist, do ta çojmë në Kushtetuese
07/04 13:30
Top News – Ura për motrën, Gjyqi ndaj ish kryebashkiakes, pyeten 4 deputetë të PD
07/04 13:30