Kryedemokrati Sali Berisha në një dalje për mediat nga selia blu deklaroi se ka zhvilluar një takim me Christian Forneck, këshilltar për politikën e jashtme dhe të sigurisë pranë grupit parlamentar CDU/CSU në Bundestagun Gjerman. Ai bëri me dije se e ka njohur zyrtarin gjerman me lidhjet që qeveria ka sipas tij me krimin, duke shtuar se procesi i integrimit në BE duhet të bazohet vetëm në meritë. ‘Ramë dakord që të intensifikojmë bashkëpunimin në interesin më të mirë të procesit të integrimit të Shqpipërisë në BE, i cili, theksoj edhe njëherë, duhet të jetë një proces i bazuar në meritë, sepse vetëm një proces i bazuar në meritë është interesi absolut i qytetarëve shqiptarë. Është interesi absolut më i mirë i qytetarëve të BE.’ Berisha tha se nëse do ishte ndjekur plani i Bundestagut gjerman, Shqipëria do të ishte shumë pranë anëtarësimit në BE.