Liderët e Bashkimit Evropian janë mbledhur kokë më kokë të enjten, në një ndër samitet e fundit për këtë vit për të diskutuar sanksionet e reja që mund të vendosen ndaj Rusisë. Unioni po kërkon me cdo kusht shmangien e një pushtimi ushtarak rus në Ukrainën fqinje duke përdorur kërcënime me sanksione të paprecedentë për Moskën dhe premtimin për bisedime diplomatike.