Italia dhe 14 vende të tjera evropiane kanë bërë thirrje për ndalimin e veprimeve ushtarake në Liban nga ana e izraelit. Përmes një deklarate të përbashkët ministrat e punëve të Jashtme të Belgjikës, Kroacisë, Estonisë, Finlandës, Islandës, Italisë, Irlandës, Letonisë, Luksemburgut, Moldavisë, Norvegjisë, Polonisë, San Marinos, Spanjës dhe Suedisë, kërkuan nga Izraeli dhe Hezbollah që të ndalin menjëherë sulmet.