Pak ditë më parë, 89-vjeçari Çaush Shehaj u dhunua për vdekje nga dy grabitësit Ervis Halimi dhe Musa Gudo, të cilët arritën të merrnin vetëm 5000 lekë të reja nga viktima. Shehaj jetonte në shtëpi vetëm me bashkëshorten e tij, për shkak se fëmijët i kanë në emigracion. Mirëpo çiftet e moshuar që jetojnë vetëm janë shtuar vitet e fundit, për arsye të emigrimit masiv të të rinjve shqiptarë.