Pas një seance të që zgjati mbi 5 orë, Gjykata Penale e Tiranës vendosi lirimin e 14 personave të arresruar gjatë protestës së 1 shtatorit si dhe vlerësimin si të paligjshëm të arrestimit të tyre. Prokuroria kërkoi masat ndalim për qëndrim në vende të caktuara, që sipas avokatëve, ishte masë ekstreme, megjithatë kërkesa u rrëzua nga gjykata. Sikurse e paralajmëruan në ditën e 96 të protestës, një grup protestuesish mbërritën para gjykatës që prej orës 10 të mëngjesit, duke kërkuar lirimin e menjëhershëm të tyre pa asnjë masë sigurimi.