Liderët e Bashkimit Evropian do të takohen të premten në Granada të Spanjës për të diskutuar për çështjet më sfiduese për bllokun: migrimin, zgjerimin dhe gjeopolitikën. Muajt e fundit është vërejtur rritje e numrit të migrantëve në Bashkimin Evropian. Mirëpo, pavarësisht përparimit të arritur në negociatat për një reformë, migrimi mbetet temë që shkakton ndasi të thella brenda bllokut evropian.