Komiteti i Përfaqësuesve të Përhershëm të Shteteve Anëtare të Bashkimit Europian, COREPER, ka dhënë dritën jeshile për mbylljen e negociatave për tre kapitujt e parë të anëtarësimit të Shqipërisë në BE, duke I hapur rrugë mbajtjes së konferencës së IX ndërqeveritare Shqipëri-BE që do të mbahet në Bruksel. Në një postim në rrjetet sociale kryeministri Edi Rama shkroi se Shqipëria nuk ndalet dhe se fjala e qeverisë është puna. Ndërsa nuk evitoi mesazhet në drejtim të kritikëve dhe kundërshtarëve politik.