Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ferit Hoxha ka dënuar sulmet e fundit ruse në Ukrainë, duke i cilësuar si shkelje shkelje të rëndë të së drejtës ndërkombëtare humanitare. Ai shprehu solidaritet me familjarët e viktimave dhe të lënduarit duke theksuar mbështetjen e palëkundur për Ukrainën.