Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha bëri thirrje për lirimin e menjëhershëm të të gjithë të ndaluarve në protestën e zhvilluar para parlamentit, ku pati përplasje të forta mes qytetarëve dhe efektivëve të policisë. “Me dhjetëra e dhjetëra protestues u morën forcërisht dhe me dhunë për t'u transferuar në qelitë e komisariateve. Edhe një herë, kërkojmë lirimin e menjëhershëm, të të gjithë të ndaluarve, protestues paqësorë që po protestonin në përputhje me të drejtën e tyre kushtetuese dhe Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut.” Në emër të Partisë Demokratike, Berisha dënoi çdo akt dhune në protestë si dhe përdorimin e gazit lotsjellës në drejtim të protestuesve.