Sot në orën 18:00, opozita do të zhvillojë protestëm e radhës kombëtare në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përpara Kryeministrisë. Tubimi është cilësuar nga Partia Demokratike si një përballje e fortë me korrupsionin dhe arrogancën e pushtetit, ndërsa kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama dhe zv/kryeministres Belinda Balluku, pas ngjarjeve të fundit që, sipas opozitës, kanë tronditur qeverinë. Kryedemokrati Sali Berisha ka ftuar qytetarët nga i gjithë vendi t’i bashkohen protestës, teksa ka paralajmëruar për përshkallëzim të reagimit nëse nuk ka reflektim nga qeveria, ndërsa u ka bërë thirrje forcave të policisë të mos ushtrojnë dhunë ndaj protestuesve.