Nisja e agresionit ushtarak të Rusisë mbi Ukrainën ka shqetësuar të gjithë arenën ndërkombëtare, përfshirë edhe vendin tonë si një nga vendet anëtare të OKB por edhe pjesë e Këshillit të Sigurimit në këtë organizatë me mandat 2-vjeçar. Nisur nga ky sulm, ka reaguar Presidenti i Republikës Ilir Meta, i cili ka thirrur një mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurisë Kombëtare.