“Radari ju regjistroi me shpejtësi, ju lutem paguani gjobën menjjehrë”-është ky mesazhi që ka ardhur sot në telefonat e shumjë qytetarëve në emër të policisë rrugore. Gjatë ditës së sotme, shumë persona kanë raportuar pranë Policisë së Shtetit se kanë marrë mesazhe mashtruese, nëpërmjet të cilave u kërkohet të kryejnë pagesa për gjoba të pretenduara si të papaguara. Mesazhet dërgohen nëpërmjet një skeme mashtrimi kompjuterik dhe përmbajnë lidhje që i drejtojnë përdoruesit në faqe interneti të falsifikuara, të ndërtuara për të imituar faqet zyrtare të institucioneve shtetërore.