Ky është momenti kur droni zbulon një parcelë të mbjellë me kanabis në fshatin Okshtun I Vogël në njësinë administrative të Ostrenit në Bulqizë. Gjatë monitorimit nga ajri, shikohet dhe një 37-vjeçar që kujdeset për lëndët narkotike të që ishin mbjellë në dy parcela të ndara. Pas ndërhyrjes së autoriteteve 37-vjeçari nga Kamza u arrestua si autor I dyshuar I kultivimit të drogës. Bimët e kanabisit u asgjësuan me anë të djegies ndërsa disa u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.