Top News – Të jetosh për të ngrënë/ Shqipëria, e para në rajon për shpenzimet e ushqimeve
22/07/2026 12:11

Shqiptarët shpenzojnë më shumë për ushqime se çdo vend tjetër në rajon, duke bërë që një e pesta e ekonomisë të shkojë për nevojat bazë. Vendi vazhdon të kryesojë në Ballkan dhe në Europë për peshën që zënë shpenzimet për ushqime në ekonomi. Sipas të dhënave të Eurostat, të përpunuara nga Monitor, gjatë vitit 2025 shqiptarët shpenzuan për ushqime rreth 20.4% të Prodhimit të Brendshëm Bruto që përkthehet në afro 5 miliardë euro në vit. Të dhënat tregojnë se, pavarësisht rritjes ekonomike, familjet shqiptare vazhdojnë të përdorin një pjesë të madhe të të ardhurave për nevojat bazë. Në Bashkimin Europian, mesatarja e shpenzimeve për ushqime është vetëm 6.2% e PBB-së, ndërsa edhe vendet fqinje si Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Bosnja e Hercegovina kanë nivele më të ulëta se Shqipëria. Një nga arsyet kryesore është rritja e çmimeve të ushqimeve. Sipas Eurostat, në vitin 2025 çmimet e produkteve ushqimore në Shqipëri ishin rreth 3% më të larta se mesatarja e Bashkimit Europian, ndërkohë që të ardhurat e shqiptarëve mbeten më pak se gjysma e mesatares europiane. Në terma praktikë, çdo shqiptar shpenzoi mesatarisht 2349 euro për ushqime gjatë vitit 2025. Ekspertët vlerësojnë se pesha e lartë e këtyre shpenzimeve tregon se familjeve u mbeten më pak të ardhura për strehim, arsim, shëndetësi, transport dhe aktivitete të tjera, duke reflektuar nivelin ende të ulët të mirëqenies ekonomike në vend.

Top Channel/ Durrës, një 37-vjeçar dhunon prindërit dhe i bën për spital
06/11 23:27
Top Channel/ Greqi, arrestohet vrasësi shqiptar me tre emra
06/11 23:14
Top News- Protestat nuk ndalen në Tiranë! Çfarë ndodhi në tubimin tek Kryeministria
06/11 22:33
Top News- Godet babain e nënën e moshuar pa mëshirë/ E rëndë në Durrës, pranga autorit
06/11 22:32
Top News-Shpallja ‘Non Grata’ dhe përplasjet me ambasadorin Donald Lu.Adriatik Llalla thyen heshtjen
06/11 21:46
Top News- Rishfaqet Adriatik Llalla! ‘Dosja ime ishte e paragjykuar, u dha dënim më i ashpër’
06/11 21:45
Top Channel/ Plagoset me dy plumba në bark shqiptari në Athinë, transportohet në spital
06/11 21:31
Top Channel/ E rëndë në Durrës/ Djali dhunon prindërit e moshuar, i ati transportohet drejt Traumës
06/11 21:22
Top Channel/ Rregulla të reja për monumentet, qeveria ndryshon ligjin
06/11 20:12
Top Channel/ Shtatë nxënëse në Selenicë denoncojnë mësuesin: Na ngacmoi seksualisht
06/11 19:49
Top Channel/ Kokaina në Frakull, spak kërkon konsfiskimin e 2 milionë eurove pasuri
06/11 19:46
Top Channel/ Veliaj reagon me video me AI nga paraburgimi: Më internoni në Hënë!
06/11 19:43
Top News- Vdes elektriçisti në Selenicë! Tjetër ngjarje e rëndë! 9 punonjës kanë humbur jetën
06/11 19:40
Top Channel/ Nga protesta drejt listës studentore, të rinjtë synojnë krijimin e një partie
06/11 19:32
Top News – ‘E sulmoi ariu, erdhi në banesë i gjakosur’/ Nënë e bir mohojnë akuzat
06/11 18:50
Top News – Arrestohet mësuesi në Selenicë. Disa nxënëse e kallëzuan për ngacmim seksual
06/11 18:48
Top Channel/ Nëna e njërës prej vajzave që akuzuan mësuesin në Selenicë: Kishte prekur fizikisht…
06/11 18:11
Top News – Wizz Air zgjeron praninë në Shqipëri/ Shton avionin e 15-të, shkon në 9 milionë ulëse
06/11 17:41
Top News – Veliaj firmos 15 projekte, mesazh me ‘IA’: Vazhdoj punën dhe në hënë të më internojnë
06/11 17:07
Top News – Pronari u dënua për trafik kokaine, SPAK kërkon konfiskimin e 2 milionë eurove prona
06/11 17:06