Top News/ Të inspektohen armët bërthamore të Izraelit! Erdogan premton se do të rindërtojë Gazën
19/11/2023 12:39

Turqia do të bëjë përpjekje për të rindërtuar infrastrukturën e shkatërruar, spitalet dhe shkollat në Rripin e Gazës nëse arrihet armëpushim, thotë presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan. “Nëse arrihet armëpushim, ne do të bëjmë gjithçka që është e nevojshme për të kompensuar shkatërrimin e shkaktuar nga Izraeli”, u tha Erdogan gazetarëve që gjendeshin në avionin me të cilin lideri turk po kthehej nga Gjermania. “Ne do të bëjmë përpjekje të rindërtojmë infrastrukturën e dëmtuar në Gazë dhe të rindërtojmë shkollat e shkatërruara, spitalet dhe ndërtesat e ujit dhe energjisë”, tha Erdogan. Izraeli deri më tani ka refuzuar thirrjet për armëpushim, duke thënë se do të vazhdojë operacionet ushtarake në Rripin e Gazës deri sa të shkatërrojë Hamasin dhe të lirojë pengjet e marra nga Hamasi. Turqia ka kritikuar ashpër Izraelin për luftën në Gazë. Më herët gjatë javës, Erdogan i bëri thirrje kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, të tregojë nëse Izraeli ka armë bërthamore dhe gjatë bisedës me gazetarë, ai bëri thirrje që në Izrael të kryhen inspektime për armë bërthamore. “Si shtet, ne bëjmë thirrje që të inspektohen armët bërthamore të Izraelit dhe të hiqet çdo dyshim, para se të jetë shumë vonë”, tha ai. Erdogan tha po ashtu se familjarët e izraelitëve që po mbahen pengje nga Hamasi i kanë dërguar atij një letër, duke i kërkuar që të ndërhyjë në mënyrë që ata të lirohen. Presidenti turk tha se agjencia turke e inteligjencës në mënyrë aktive po e shqyrton këtë çështje.

Top Channel/ Dëshmon Hillary Clinton: Epstein, njeri i tmerrshëm
26/02 23:08
Top News- Afganistani nis sulmin “hakmarrës” ndaj Pakistanit, bombardon pozicionet e ushtrisë
26/02 23:00
Top Channel/ Skandali i përgjimeve në Greqi, dënohen 4 persona me 126 vite burg
26/02 21:59
Top Channel/ Presioni i Trump, zbutet Irani! Negociata në bisedime në Gjenevë
26/02 19:54
Top News – Armë bërthamore në Ukrainë…Franca ‘shpërthen’ kundër Rusisë: Dezinformime
26/02 18:13
Top News – Polonia në alarm, ngre avionët luftarakë / Raketat e Rusisë shumë pranë kufirit
26/02 16:21
Top News – Merz mbetet me gojën hapur…Robotët humanoidë e presin në Kinë, kërcim dhe boks
26/02 16:14
Top News – Aktorja që lufton të rimarrë fytyrën / AFP, reportazh për ‘Diellën’ dhe Anila Bishën
26/02 13:24
Top Channel/ Hetuan Trumpin, shkarkohen 10 agjentë të FBI-së: Punuan me “akuzuesin” e Thacit!
26/02 12:19
Top Channel/ Trump ndërhyn në Francë? “MAGA kërkoi informacione për Marine Le Pen”!
26/02 11:53
Top News – CIA, fushatë rekrutimi në Iran / Kërkohen spiunë ndërsa Trump kërcënon me luftë
26/02 11:52
Top Channel/ Ushtria gjermane blen dronë kamikazë: OK në Bundestag, forcohet krahu lindor i NATO-s!
26/02 11:52
Top News – Premton më shumë armë bërthamore / Kim Jong un mbyll kongresin me një paradë ushtarake
26/02 11:40
Top News – ‘Sulmohet’ Kuba, motoskaf nga Florida / Vriten katër ‘diversantë’, plagosen 6 të tjerë
26/02 11:33
Top News – Traktati bërthamor ra, Rusia ‘pa frena’ / Përdori raketën ‘e ndaluar’, Ukraina jep prova
26/02 11:24
Top News – Zelenski kërkon Putinin në tryezë / Bisedon me Trumpin para negociatave në Gjenevë
26/02 11:21
Top News – Ku jeton Inteligjenca Artificiale ? / Bumi i qendrave të të dhënave në Azinë Juglindore
26/02 11:17
Top News- Konflikti SHBA-Iran, çfarë do të bëjë Erdogan? A do hyjë në luftë?
25/02 23:06
Top News- Sulmi në Iran gati, bishat F-22 ulen në bazën ajrore në Izrael
25/02 23:05
Top News- ‘Frika është kudo’, qyteti meksikan shndërrohet në zonë lufte nga kartelet e drogës
25/02 22:39
DIGITALB DIGITALB