Top News – Të humbur apo të vrarë?!/ Policia, ende nuk ka asnjë gjurmë
30/11/2020 13:50

Prej dy muajsh një 40 vjeçar nga Vlora rezulton i zhdukur. Ermal Ngucaj është denoncuar si i zhdukur nga familjarët, ndërsa Policia ka nisur të hetojë rrethanat si ka ndodhur ngjarja. Fatkeqësisht ky nuk është rasti i vetëm. Statistikat janë të frikshme, teksa llogaritet që të zhdukurit ndër shumë vite në Vlorë të arrijnë thuajse në 100 persona, për një pjesë prej të cilëve familjarët nuk kanë bërë denoncime, pasi kanë dyshime se mund të jenë jashtë shtetit të arrestuar për vepra të ndryshme penale. Po sipas statistikave vetëm përgjatë viteve 2015-2019 Prokuroria e Krimeve të Rënda ka hetuar rrëmbimin e 25 personave të zhdukur në mënyrë të çuditshme dhe pa asnjë gjurmë. Dosjet janë referuar nga prokuroria pas elementeve shtesë, dëshmive dhe këqyrjes së mjaft kamerave që i ka bindur hetuesit se njeriu për të cilin nuk kishte asnjë gjurmë ishte rrëmbyer nga të tjerë. Në vend të parë qëndrojnë rrëmbimet, ose zhdukjet e Leonard Mehmetit, Adriano Jahajt dhe Ariseld Mazes. Në faqen e Interpolit, në këndin e të zhdukurve Shqipëria ka të shpallur fotografitë e 145 personave të humbur, për fatin e të cilëve prej dekadash nuk dihet asgjë. Por, vitet e fundit, disa prej tyre po mungojnë për shkaqe më të sofistikuara. Përshembull, njëri ndër ta ishte dëshmitar në një krim, disa të tjerë i ka gjetur pala kundërshtare para se t’i gjejë shteti apo sepse pazaret e drogës u prishën. Policia në bashkëpunim me Prokurorinë e Vlorës po hetojnë për të gjitha rastet e personave të zhdukur në qytetin bregdetar gjatë viteve të fundit. Tre prej tyre, me të perfolurat në media dhe më misteriozet janë zhdukja e Mario Metushaj, Albano Xhaferrit dhe Ervis Troqes.

Top Channel/ “Idiot”! Avokatët reagojnë ashpër pas fyerjes së prokurorit në sallën e gjyqit
12/07 21:17
Top Channel/ Molotov e përplasje! Ç’ndodhi në ditën e 6 të aksionit në Theth
12/07 19:36
Top News – FNSH e RENEA në Theth. Vijon rezistenca e banorëve, krah tyre deputetët e opozitës
12/07 19:26
Top News – Aksident i frikshëm në Bulqizë. Përplasen dy makina, shpëtojnë mrekullisht kalimtarët
12/07 19:23
Top Channel/ Aksident në Bulqizë! Përplasen dy automjete, lëndohen shoferët
12/07 17:02
Top Channel/ “Idiot”, reagon ashpër Dhoma e Avokatisë ndaj sjelljes së prokurorit të SPAK
12/07 15:15
Top Channel/ Kokainë dhe korrupsion, burg për të arrestuarit e kapur me urdhër të SPAK
12/07 15:13
Top Channel/ Ambasadori izraelit i energjisë: Të tjerët kanë frikë ta sulmojnë, por jo ne
12/07 15:11
Top Channel/ Aksioni i IKMT bashkë me policët, mjetet e rënda u sulmuan me bomba molotov
12/07 15:09
Top Channel/ Përplasje mes banorëve të Thethit, dhe policinë, shkon edhe Bardh Spahia
12/07 15:07
Top Channel/ “Jo më qumësht dhe mish pa faturë”, ministrat dalin në terren pasi urdhrit të Ramës
12/07 15:06
Top Channel/ Tensione në Theth, Luçiano Boçi: Drejtori më tha të marr zvarrë
12/07 15:05
Top Channel/ Pezullohen kontrollet e AKU. Të gjithë inspektorët në vetting
12/07 15:04
Top Channel/ Agravon përplasja e banorëve të Thethit me forcat e policisë, ndërhyjnë Boçi e Spahia
12/07 15:03
Top News- ‘Iu tërheq zvarrë’, përfaqësues nga opozita përplasen me drejtuesin e Policisë në Shkodër
12/07 15:01
Top News – Ndërron jetë në Shqipëri, Werner Daum. Ambasadori që hapi dyert e Europës për shqiptarët
12/07 15:00
Top Channel/ “Shqipëria, vendi qe adhurova”: Erdhi pas 35 vjetësh, vdes ish ambasadori gjerman!
12/07 14:59
Top Channel/Mbrojtja e konsumatorit, Ministrat Denaj dhe Malaj takime ndërgjegjësuese me biznesin
12/07 14:21
Top News- SPAK/ Mbeten në burg 7 personat e arrestuar për trafik ndërkombëtar droge, emrat
12/07 14:07
Top News- RENEA ‘zbarkon’ në Theth / Mbështet aksionin e prishjes së ndërtimeve pa leje
12/07 14:06