Shqipëria synon të orientojë më shumë investime drejt industrisë, teknologjisë dhe prodhimit, pasi aktualisht një pjesë e madhe e kapitalit po përqendrohet te pasuritë e paluajtshme. Ky është një nga konkluzionet e Strategjisë Kombëtare për Industrinë 2026-2030, e cila vlerëson se struktura aktuale e financimit nuk po mbështet sa duhet sektorët prodhues. Sipas dokumentit, sistemi bankar mbetet i orientuar kryesisht drejt sektorëve me rrezik më të ulët, si ndërtimi dhe pasuritë e paluajtshme, ndërsa industria dhe teknologjia vazhdojnë të jenë të nënfinancuara.