Dy raste të tjera të tentativës për të trafikuar lëndë narkotike, drejt vendeve të BE-së, janë konstatuar dhe goditur nga kontrollet e policisë. Për të dyja rastet, janë vënë në pranga 4 shtetas të huaj, si dhe janë sekuestruar lëndë narkotike kanabis sativa, 2 peshore elektronike, 2 automjetet me të cilat lëviznin të arrestuarit dhe 4 celularë. Bëhet me dije se janë arrestuar në flagrancë shtetasit Daniel Popovic, shtetas kroat, pasi gjatë kontrolleve fizike dhe në automjetin që drejtonte ky shtetas, u gjet një sasi lënde narkotike cannabis sativa.