Të gjendur mes dy majave në provincën Hunan të Kinës, një urë e varur me dysheme prej xhami, ofron edhe pikën më të lartë të hedhjeve të lira nga një urë. Vizitorët në urën e xhamtë në kanionin e madh Zhangjiajie mund të hidhen nga një lartësi prej 260 metrash, të lidhur me një litar-llastik, me stomakun që tronditet ndërkohë që panorama përreth është marramendëse.