Në paraqitjen e fundit publike, Georgina Rodriguez i ka mahnitur të gjithë e veshur me një fustan të kuq në Festivalin e Filmit në Venecia. Kjo është është hera e pestë që e dashura e Cristiano Ronaldos merr pjesë në këtë event. Veshjen e saj elegante e kishte kombinuar me një qafore prej argjendi që mendohet të jetë pjesë e koleksionit të saj të bizhuterive prej 4.6 milionë euro.