Nga nxënësit e shkollave fillore deri te të moshuarit, Polonia po fton qytetarët e saj të marrin pjesë në trajnime dhe stërvitje ushtarake vullnetare. Programi "Në Gatishmëri" përfshin trajnime se si të mbijetosh e deri trajnime për mbrojtjen nga sulmet kibernetike. Vetëm këtë vit pritet të trajnohen 20,000 vetë, njoftoi Ministria e Mbrojtjes në Varshavë. Deri në vitin 2026 ky numër pritet të arrijë në 400,000.