Ideja e presidentit francez, Emmanuel Macron për krijimin e një komuniteti të ri politik evropian, është përqafuar nga shtetet anëtare dhe partnere të Bashkimit Europian. Në kështjellën e Pragës, në 6 tetor do të mblidhen zyrtarët e lartë të 44 vendeve të botës, mes të cilëve Shqipëria dhe Kosova. Nën drejtimin e presidentëve të komisionit dhe këshillit europian do të mbahet mbledhja e parë e komunitetit të ri politik europian, ku kryeministri Rama dhe homologu i tij holandez, Mark Rutte do të shkojnë me një propozim të përbashkët.