Maestro nis ditën duke biseduar me Kiarën dhe tema e cila kryeson mes këtyre të dyve është Luizi. Në një bisedë Maestro i shprehet Kiarës, se Big Brother nuk ka kuptim po të mos jetë i pranishëm Luizi. Gjithashtu, Maestro këshillon Kiarën që të marrë kohën e saj për sa i përket raportit së saj me këngëtarin. Ai i thotë moderatores se puthja duhet që të vijë natyrshëm, duke e përkrahur idenë e kësaj të fundit.