Të gjithë qytetarët do të mund të votojnë më 14 maj, pavarësisht nëse karta e tyre e identitetit ka skaduar aktualisht apo do të skadojë deri ditën e zgjedhjeve. Ministri i brendshëm, Bledi Çuçi u shpreh se ky vendim i qeverisë erdhi pas konsultimit me Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve. Duke filluar nga muaji korrik, prodhimi i kartave të identitetit do të kryhet nga kompania publike ‘Identitek’. Ministri Çuçi u shpreh se do të ketë fleksibilitet në çështjen e çmimeve.