Top News – Të gjitha votimet e PD. Sali Berisha pa rivalë që prej vitit 2001
23/05/2026 12:20

Në 36 vite, Partia Demokratike ka zgjedhur 19 herë kryetarin e saj, përmes proceseve që kanë njohur trajta të ndryshme, herë si garë e fortë, e herë me rivalë formal dhe rezultat të njohur. Këtë vit shënohet hera e katërt në histori, që demokratëve u ofrohet vetëm një kandidat në fletën e votimit. Sali Berisha nuk ka pasur rivalë edhe në proceset e votimit të zhvilluar në vitet 2001 dhe 2005. Në dhjetor të vitit 1990, Azem Hajdari mori ushtrimin e detyrës së kryetarit, pa votim. Ndërkohë që në shtator të vitit 1991, për lidershipin e selisë blu garuan Neritan Ceka, Azem Hajdari dhe Sali Berisha, i cili fitoi kryesmin e Partisë Demokratike. Ndër vite, rastet kur gara është zhvilluar me rival formal dhe rezultat thuajse të paracaktuar ka qënë në zgjedhjet e 1996 në përballjen e Ferdinant Xhaferrit dhe Tritan Shehut, i cili u zgjodh kryetar, po ashtu në dy proceset zgjedhore të viteve 1997 dhe 1999 ku Sali Berisha garonte përballë Pjetër Arbnorit dhe Uran Butkës. Ndërkohë edhe zgjedhjet e majit të vitit 2022 ku Berisha garonte përballë Ibsen Elezit mund të konsiderohen thjesht zgjedhje formale. Garë e fortë në Partinë Demokratike që shënjoi rrjedhën e historisë së saj, ka qënë ajo e korrikut të vitit 2013 mes Lulzim Bashës dhe Sokol Olldashit. Fitorja e Bashës solli atë që në perceptimin publik u interpretuar si një lidership në hije të Sali Berishës, të cilin Basha do e përjashtonte vite më vonë pas shpalljes non-grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ajo që u duk të ishte një atë-vrasje politike, rizgjoi ambicien e Berishës për të rimarrë frenat e selisë së Partisë Demokratike përmes procesit të njohur si rithemelimi. Këtë vit në fletët e votimit, demokratëve u serviret vetëm një emër, i cili ka dominuar gjithë historinë e selisë blu: Sali Berisha. Referndumi i demokratëve do të rikonfimojë në drejtimin e partisë më të madhe opozitare në vend Berishën, pasi të gjithë aspirantët e tjerë për t’i zënë karrigen nuk u legjitimuan.

Top Channel/ Nga Saimir Tahiri te Balluku/ Berisha publikon listën:Organizata kriminale e Edi Ramës
23/10 13:32
Top Channel/ Berisha sulmon sërish Ramën: Dhuna ndaj studentëve nuk do tolerohet, nesër do…
23/10 13:07
Top Channel/ 6 demokratë, 60 ditë jashtë Kuvendit/ ‘Etika’ i përjashton pas tensioneve në Parlament
23/10 12:16
Top Channel/ Rama rivendos gurët e dialogut, përsërit ftesën për bisedime, paralajmëron masa penale
23/10 12:11
Top Channel/ Rama akuzon PD për dhunën: Përshkallëzimi u përgatit prej muajsh, PD mori autorësinë
23/10 12:10
Top Channel/ Etika shqyrton kërkesën për përjashtimin e deputetëve të PD, kalimi drejt zyrës me…
23/10 11:27
Top Channel/ “Zero lidhje me universitetin”/ Rama publikon listën e të arrestuarve në protestë, me…
23/10 11:25
Top Channel/Protesta/ ‘Glasa mbi tortë është Partia demokratike’, Rama: PD mori përsipër dhunën tek…
23/10 11:09
Top Channel/ ‘Mjetet shpërthyese dhe luftarake janë në duart e policisë’, Rama për Protestën: Antifa
23/10 11:09
Top Channel/ Rama vendos fletët me thirrjet për dialog: I gatshëm të takohem në çdo vend
23/10 10:11
Top News- Gara për kreun e OKB-së! Rama mbështet Lana Nusseibeh- Kandidaturë shprese!
22/10 22:06
Top News – Kërkesa e PS për deputetët demokratë. Bardhi: Akt i rëndë agresioni politik ndaj opozitës
22/10 18:26
Top News – Prag-grushtash në Kuvend. Seancë e tensionuar, PD e PS përplasen për studentët
22/10 16:32
Top Channel/ Samiti i Berlinit/ Rama: I vetmi vend ku ke gjithmonë helikopter mbi kokë, i lumtur…
22/10 14:52
Top Channel/ Nga teoritë konspirative, te dhunimi i Ramës në 97-ën, çfarë shikonte Berisha në iPad
22/10 14:51
Top Channel/ Deputetët e PD shkaktojnë kaos në Kuvend, Berisha “dirigjon” nga vendi
22/10 14:50
Top Channel/ ‘Refuzojmë shantazhin ndaj prindërve’, Këllici në Kuvend: Mbështesim protestën dhe…
22/10 14:14
Top Channel/ Protestuesit largohen nga Kuvendi, marshojnë drejt godinës së Kryeministrisë
22/10 13:41
Top Channel/ Balla akuza PD: Ka paguar 100 mijë lekë për protestuesit, 115 zjarrvënës fshihen në…
22/10 12:46
Top Channel/’Fundi i sistemit zgjidhje e përgjithshme’, Berisha: PD në mbështetje të protestuesve
22/10 12:45