Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan tha të premten se turqit duhet ti mbajnë të gjitha kursimet e tyre në lira dhe se luhatja e kohëve të fundit në këmbim është vënë nën kontroll pas dobësimit të ndjeshëm të monedhës së vendit dy muajt e shkuar. “Unë dua që të gjithë qytetarët e mi ti mbajnë kursimet e tyre në monedhën tonë, të drejtojnë bizneset e tyre me monedhën tonë dhe unë e rekomandoj këtë”, tha Erdogan në një fjalim në Stamboll.