Për të shtatin vit rradhazi, me ardhjen e festave të fundvitit, është hapur tregu tradicional i gjelave të detit në Baldushk. Ndryshe nga vitet e tjera, për shkak të kërkesave të larta, këtë vit ka patur një dyfishim të numrit të gjelave. Teksa ishte në Baldushk, kryebashkiaku Erion Veliaj ftoi të gjithë qytetarët e Tiranës, që të konsumojnë produkte vendase, pasi në këtë mënyrë do të ndihmojnë në fuqizimin e ekonomisë lokale.