Administrata Biden është para skadencës së afatit për të bërë publike një seri dokumentesh sekrete, që disa historianë dhe mbështetës të teorive konspirative shpresojnë se mund të hedhin dritë mbi vrasjen në 1963 të presidentit John F. Kennedy. Afati skadon të mërkurën dhe publikimi i dosjeve pritet të zgjasë debatin e hidhur mes qeverisë federale dhe kërkuesve që kanë argumentuar se CIA, FBI dhe agjenci të tjera kombëtare kanë mbuluar në vazhdimësi ngjarjen.