Top News – ‘Të fortët e lagjes, lidhje me PS?’ Ndoja e Balla, debate pas aksidentit në Durrës
05/05/2026 14:53

Aksidenti tragjik në Durrës ku humbën jetën teksa luanin në trotuarin e lagjes dy fëmijë të mitur, u pasua me akuza nga palët politike, me socialistët që i bënë thirrje policisë të bëjë shembull ‘të fortët e lagjes’ dhe demokratët që thonë se në fakt autori i ngjarjes kishte lidhje me Partinë Socialiste. Në komisionin e ligjeve, deputeti i Durrësit Arkend Balla e distancoi forcën e tij politike nga autori i aksidentit, Nikoll Radaçi. Arkend Balla : “Autori që shkaktoi këtë aksident që duhet të konsiderohet vrasës, nuk është mbështetës i Partisë Socialiste dhe banorët e zonës e dinë fare mirë se cilën parti ka mbështetur ai. Dhe e dyta gjë që dua të sqaroj, autori është larguar në këmbë dhe nuk është dorëzuar në bar kafet e mia. Pronari i kafeve është mbështetës i PS dhe anëtar i këshillit bashkiak dhe është një njeri i nderuar në atë zonë dhe ska lidhje me dorëzimin e autorit në këtë biznes.” Kryetari i komisionit të ligjeve, Ulsi Manja deklaroi se së bashku me kolegë të tjerë të Partisë Socialiste do propozojnë në Kuvend ndryshime në kodin rrugor dhe penale, pas ngjarjes të rëndë.

Top News- Protestat nuk ndalen në Tiranë/ Studentët përsërisin kërkesën: Rama të iki!
27/10 21:24
Top Channel/ Protesta e 15 në bulevard, studentët shmangen incidentet
27/10 20:14
Top Channel/ Debati për të drejtat e autorit, “Acromax” dyshime për censurë, reagon ministria
27/10 20:03
Top Channel/ Debat mes socialistëve për imunitetin e Guvernatorit, miratohen ndryshimet në ligj
27/10 19:42
Top Channel/ Aksident në qendër të Elbasanit, përplasen dy automjete
27/10 19:18
Top News- “Grijeni sallatën tuaj të urrejtjes dhe padijes”, Rama reagon për Paketën e re Fiskale
27/10 19:15
Top Channel/ Protestuesit zhvendosen përpara Kryeministrisë, i vënë flakën një peme
27/10 18:42
Top News – SPAK çon për gjykim grupin Rraja. Trafikuan tonelata me lëndë narkotike në Europë
27/10 18:37
Top Channel/ Pasi hoqën pllakatën e Aleks Nikës, protestuesit tjetër mesazh: 21 janar ka çdo ditë
27/10 18:26
Top News – Bora e parë në Kukës/ Reshjet përfshijnë disa fshatra malorë
27/10 18:10
Top News – Kukësi ‘mbulohet’ me petkun e bardhë, shënohen reshjet e para të dëborës
27/10 17:49
Top Channel/ Bora mbulon zonat malore të Kukësit, temperaturat bien ndjeshëm
27/10 17:42
Top Channel/Berisha denoncon paketën e re fiskale:PD do ta anulojë, vendosim taksën e sheshtë 10%
27/10 17:05
Top News- Dita e 15-të e tubimit, protestuesit djegin koshat e mbeturinave
27/10 17:04
Top Channel/ Digjen koshat e plehrave te Ministria e Arsimit, marshojnë drejt kryeministrisë
27/10 16:52
Top News- Aksident me vdekje në aksin Berat-Dimal/ Automjeti përplas 63-vjeçarin me biçikletë
27/10 16:10
Top Channel/ Protesta te ministria e arsimit e qetë. Studentët mblidhen për protestën e përditshme
27/10 15:46
Top Channel/ Debat te “Ligjet” për Guvernatorin e Bankës, përplaset Zaçaj e Gjiknuri
27/10 15:35
Top Channel/ Tetori rozë, në Prrenjas shkon mamografia e lëvizshme, kontrolle për kancerin e gjirit
27/10 15:29
Top Channel/ Plagoset këngëtari në Shkodër. Taulant Hoti qëllohet teksa pinte kafe
27/10 15:27