Kur priti Emanuel Macron në zyrën ovale në Shtëpinë e Bardhë, Donald Trump e nisi drejtpërdrejt me akuzat se barra financiare për mbështetjen e Ukrainës nuk po ndahej në mënyrë të drejtë mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Europës. Presidenti francez e korrigjoi, duke i thënë me një gjuhë të kujdesshme se kjo nuk ishte e vërtetë dhe se si mekanizmi i ndihmës financiare të BE-së kishte lëvruar 260 miliardë euro ndihmë për Ukrainën për t’u përballur me Rusinë.