Me kufizimet për shkak të koronavirusit, festimet për festën e Shën Valentinit këtë vit, detyrimisht do të jenë më të vakëta. Megjithatë, reshjet e dëborës, që përfshinë 95% të territorit, sollën një atmosferë romantike dhe të dashuruarit padyshim që edhe në situata të pazakonta, kanë gjetur mënyrën më të mirë për të uruar njëri-tjetrin.