Ushtarët rusë të cilët kthehen nga lufta, kanë treguar varësi nga droga dhe alkoli, tha një doktor i specializuar për varësinë nga droga në rajonin e Rostovit të Rusisë, i cili gjendet në kufi me Ukrainën, duke folur për radio evropa e lirë. Sipas tij, kur ushtarët shohin gjymtyrë të prera, plagë të hapura apo vdekje, shumë prej tyre do të mundohen t’i largojnë ato mendime me alkool dhe drogë.