Një kontroll i ushtruar në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Peqin ka çuar në zbulimin dhe sekuestrimin e disa sendeve të ndaluara në posedim të të dënuarve të sigurisë së lartë. Sipas informacioneve paraprake të siguruara nga strukturat e IEVP Peqin, në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale, kontrolli u zhvillua në kuadër të forcimit të masave të sigurisë dhe parandalimit të futjes apo mbajtjes së sendeve të ndaluara në institucion.