Pesë drejtues mjetesh kanë rënë në prangat e policisë pasi akuzohen për mitdhënie. Rastet janë regjistruar në Tiranë, Fier e Sarandë, ndërkohë që në javën që lame pas janë goditur 18 raste të mitdhënies. Nëpërmjet një njoftimi zyrtar, Policia ka deklaruar se përgjatë 24 orëve të fundit në kryeqytet, 3 shoferë që drejtonin mjetet në gjendje të dehur, për t’iu shmangur masave administrative, kanë tentuar t’iu ofrojnë para punonjësve të policisë.