Afro 10 mijë gjoba janë vendosur nga policia rrugore në Tiranë, Fier e Vlorë përgjatë javës së fundit. Kontrollet jaë zhvilluar në akset kryesore rrugore të këtyre qyteteve, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore. Në shifrat e bëra publike, viet re një numër I lartë shkeljesh të bëra nga shoferët. Më tepër se 300 leje drejtimi janë pezulluar, pasi drejtuesit kanë qenë nën efektin e alkoolit. Ky I fundit mbetet një fenomen shqetësues sa I përket aksidenteve rrugore. Disa të tjerë kanë rënë në prangat e policisë për shkeljet e kryera.