Policia rrugore ka qenë me dorë të hekurt gjatë muajit qershor, duke mos toleruar drejtuesit e mjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor, duke u kthyer në rrezik për përdoruesit e rrugës. 168 drejtues mjetesh u vendosën në pranga, 97 prej të cilëve u kapën në gjendje të dehur dhe 71 të tjerë pa leje drejtimi.