Një grup të burgosurish në burgun e sigurisë së lartë të Peqinit kanë hyrë në grevë urie. Bëhet fjalë për të dënuar për krime të rënda, që janë izoluar në regjimin e izolimit të ashpër, njohur si 41BIS. Ata kanë refuzuar ushqimin dhe kanë bërë disa kërkesa ndaj drejtuesve të burgut. Të dënuarit ëkrkojnë të lejohet futja e ushqimit nga familjarët, që në regjimin e ashpër 41-BiS ndalohet. Kërkojnë gjithashtu që t’u lejohet mundësia që ta blejnë vetë ushqimin dhe të kenë ndriçim natyror nga dritarja, jo me zgarë.