Moti i keq është kther prej rreth një javë në qendrën e vëmendjes mediatike, teksa më problematike situata është paraqitur në qarkun e Shkodrës. Krahas reshjeve të dendura të shiut, bora ka shkaktuar problematika në qarkullimin e automjeteve apo edhe ndërprerje të energjisë elektrike në zonat e thella të Shkodrës. Për këtë arsye, ministria e Arsimit ka vendosur që të 13 shkolla në Shalë, Shosh e Pult të mos vazhdojnë mësimin. Mësimi do të vijojë normalisht në shkollat e tjera ku më herët ishte ndërprerë.