Top News/ ‘Të bllokuar në vijën e frontit’ / ’Nëse ikim, të tjerë vdesin’, Ukraina, mungesë trupash
06/05/2024 14:22

Nën bimësinë e pasur të pranverës ukrainase, një njësi artilerie pret. Vetëm një pjesë e punës së tyre është hedhja e raketave nga raketa-lëshuesi i tyre 50-vjeçar. Pjesën më të madhe të kohës, ata e shpenzojnë duke gërmuar një bunker të ri në shpatin e kodrës. Ata janë bllokuar nga pushtuesit rusë, që gjenden vetëm 5 km larg, në rajonin lindor të Donetskut, ndërkohë që rusët po afrohen akoma më shumë. Municionet amerikane që po vijnë, pritet të ndihmojnë, por mënyra se si qeveria ukrainase po adreson nevojën e saj për të rekrutuar trupa të reja është e diskutueshme. Një projekt-ligj i ri mobilizimi i miratuar në prill u kritikua për mospërfshirjen e një kufiri në kohën e shërbimit. Një klauzolë që synonte çmobilizimin e ushtarëve pas tre vjetësh u hoq me kërkesë të ushtrisë. Tani, trupat e lodhur nga lufta i thanë BBC-së se ushtria duhet të "rimendojë" mënyrën e rekrutimit. Pavarësisht se Kievi ka ulur moshën e rekrutimit për të siguruar trupa të reja, kjo nuk është vetëm një lojë me numra. Mijëra trupa të trajnuar si Oleksandri, një operator radioje në Brigadën e 21-të të Mekanizuar, kanë luftuar për pjesën më të madhe të dy viteve të shkuara, pa pushim. "Nëse shkojmë në shtëpi," thotë ai, "ushtarët papërvojë mund të jenë në gjendje të mbajnë vijën e frontit përballë rusëve, por shumë prej tyre do të vdesin." Ai merr celularin e tij në një bunker ku fle bashkë me katër ushtarë të tjerë. “Djemtë e mi janë bërë profesionistë pasi kanë luftuar kaq gjatë”, thotë me krenari komandanti i tyre me nofkën “Chyzh”. Ai tregon raketa lëshuesin e tyre të lëvizshëm të mbuluar me një rrjetë kamuflazhi. Kamioni, i përket viteve 1970, dhe në një farë mënyrë simbolizon gjendjen aktuale të ushtrisë së vjetër. Pavarësisht se i vjetër, atij i mungon elementi kryesor-raketat. Ndonëse ushtria ruse nuk është lidere në luftën moderne, ajo po avancon në disa pjesë të vijës së frontit. Ndaj edhe ushtarët ukrainas gërmojnë llogore të reja rreth 30 km më mbrapa. Trupat pushtuese kanë marrë tani mësime taktike dhe kanë epërsi ajrore. Moska po ashtu ka rritur prodhimin e armëve dhe po mobilizon ushtarë me ritme më të shpejta se Ukraina. Ndërkohë, pyetja që bëjnë këta ushtarë në vijën e frontit, është: Po sikur lufta të zgjasë 10 vjet?

Top News – Zjarr i fuqishëm në New York. Humbin jetën 6 persona, disa të plagosur
05/11 19:45
Top Channel / Panik në qiejt e Europës për bomba, shumë fluturime u anuluan
05/11 19:43
Top Channel / Protesta e dhunshme në Francë, mbyllet kulla Eiffel
05/11 19:42
Top Channel / Irani kërcënon Europën? Teherani paralajmëron luftë përtej Lindjes së Mesme
05/11 19:18
Top News – Shpërthejnë përleshjet në Francë / Ndërhyn policia në Lion, protesta në gjithë vendin
05/11 15:27
Top News – Hegseth bëhet ‘kokë turku’ / ‘Fajtor’ për humbjen e republikanëve në zgjedhje
05/11 15:21
Top News – Fundi i qeverisë Netanyahu…!!! Rivali pranë mandatit për krijimin e kabinetit të ri
05/11 15:20
Top News – Pezullohet dëbimi i afganëve / Gjykata amerikane ‘mgrin’ planin: U rrezikohet jeta
05/11 15:07
Top News – Erdogan ‘do ndalë’ luftën Rusi-Ukrainë / Do flasë me Putinin pas takimit me Zelenskin
05/11 13:51
Top News- Refuzoi të vendoste ananas në picë! Pushohet nga puna kuzhinieri italian: Është një fyerje
05/11 13:43
Top News – Koreja e Veriut ‘i kthehet’ BE-së / ‘Shihni punën tuaj! I keni sheshet plot protestues’
05/11 13:20
Top News – Panik në qiejt mbi Evropë / Avionët ulen në Francë, Bullgari dhe Belgjikë
05/11 13:16
Top News – ‘Topa zjarri’ mbushin qiellin / Shiu i meteorëve në kulmin e tij, ofron spektakël
05/11 13:15
Top Channel/Humbja në zgjedhjet e mesmandatit, iranianët djegin posterin e Trump: “Vdekje Amerikës”!
05/11 12:45
Top Channel/ Google kufizon AI në shkolla. Inteligjenca artificiale çaktivizohet për nxënësit
05/11 12:17
Top Channel/ Macron “zbutet” me Kosovën: Presidenca e re, shpresë për rrugën drejt BE-së!
05/11 12:05
Top Channel/ Izrael, presidenti konsultime për krijimin e qeverisë: Zgjidhje pa zgjedhje të reja!
05/11 12:04
Top Channel/ Hungaria hap dosjet e spiunëve 36 vjet pas diktaturës:”Nuk është kurrë vonë”!
05/11 11:59
Top Channel/ Mesmandati, kaos në Shtëpinë e Bardhë! JD Vance: “U mundëm prej luftës së Iranit”!
05/11 11:58
Top News – ‘Nxehet’ gara për 2028-ën në SHBA / Pas tronditjes në zgjedhjet e mesit të mandatit
05/11 11:48