Top News – Të bëhesh amerikan me 5 milionë USD / Trump prezanton ‘kartën e artë’, shtetësia blihet
26/02/2025 12:12

Presidenti amerikan Donald Trump hodhi të martën idenë e zëvendësimit të një programi të vizave për investitorët e huaj me një të ashtuquajtur "kartë të artë" që mund të blihet për 5 milionë dollarë, si një rrugë drejt nënshtetësisë amerikane. Trump u tha gazetarëve se do të zëvendësojë programin e vizave të investitorëve emigrant "EB-5", i cili lejon investitorët e huaj me shuma të mëdha parash që krijojnë ose ruajnë vendet e punës në SHBA të bëhen banorë të përhershëm, me të ashtuquajturën "kartë të artë". Programi EB-5 jep "kartona jeshile" për të huajt që premtojnë të investojnë në bizneset amerikane. “Ne do të shesim një kartë të artë”, tha Trump. "Ne do të vendosim një çmim në atë kartë prej rreth 5 milionë dollarësh", shtoi ai. "Do t'ju japë privilegje të kartës së gjelbër plus që do të jetë një rrugë drejt shtetësisë amerikane dhe njerëzit e pasur do të vinin në vendin tonë duke blerë këtë kartë," tha Trump, duke shtuar se detajet rreth skemës do të zbulohen brenda dy javësh. Trump shtoi se është e mundur që oligarkët rusë mund të kualifikohen për kartat e arta, kur u pyet nga një gazetar. "Po, ndoshta. Unë njoh disa oligarkë rusë që janë njerëz shumë të mirë," tha ai. Programi i Investitorëve të Emigrantëve EB-5, i administruar nga Shërbimet e Shtetësisë dhe Imigrimit të SHBA-së, u krijua nga Kongresi në vitin 1990 për të "stimuluar ekonominë amerikane nëpërmjet krijimit të vendeve të punës dhe investimeve kapitale nga investitorët e huaj".

Top Channel/ Ish-drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK
25/03 10:12
Top News – Edhe Erion Braçe paraqitet në SPAK, dyshohet për një padi për shpifje
25/03 10:05
Top Channel/ Erion Braçe në GJKKO, deputeti paraqitet për një çështje gjyqësore për shpifje
25/03 09:43
Top Channel/ Kishin bluza kuqezi, Serbia arreston 4 shqiptarë në autostradë
24/03 23:19
Top Channel/ “Udha e Kryqit” në Laç, Imzot Arjan Dodaj: Mos abuzoni me çmimet
24/03 23:09
Top News- “Babi ishte konfliktual”, detaje të reja nga krimi i rëndë brenda familjes në Roskovec
24/03 22:50
Top News- Hetimet për ‘21 Janarin’/ Mark Nika takon Klodian Brahon në SPAK: Do kemi zhvillime
24/03 21:57
Top News – Marta Kos: SPAK, punë ekselente / ‘Korrupsioni problem nëse pranohet nga shoqëria’
24/03 21:57
Top News- Debate në gjyqin ndaj Veliajt/ Aktet hetimore përplasin SPAK me avokatin mbrojtës
24/03 21:56
Top News – Tragjedi në Roskovec / Burri 80-vjeçar vret gruan e tij me pushkë brenda banesës
24/03 20:12
Top Channel/ Arratiset anija në Durrës, largua nga Porto Romano pa asnjë lajmërim
24/03 20:01
Top Channel/ Debatet në gjyqin e Veliajt, avokati i ri përplaset me SPAK: Nuk është njohur me aktet hetimore
24/03 19:56
Top Channel/ Krim brenda familjes në Roskovec, burri vret me armë gruan e më pas…
24/03 18:54
Top Channel/ Pogradeci në prag të sezonit të ri turistik, nis aksioni i pastrimit në gjithë qytetin
24/03 18:52
Top News – Regjistra biznesi të modernizuar / EBRA takim në Tiranë, Ibrahimaj: Drejt digjitalizimit
24/03 18:41
Top News – Bardhi shpërthen kundër Marta Kos. ‘Shqiptarët s’janë të korruptuar, përgjegjësi e Ramës’
24/03 18:20
Top News -Edhe BE dënon dhunën në protestë. ‘Opozita e ka vendin në parlament, sidomos për reformat’
24/03 17:28
Top News – DataLog dhe DBvisit në Shqipëri. Mbi 25 vjet eksperiencë, mbrojtje e sigurt e të dhënave
24/03 17:23
Top Channel/ Prezantohen 50 peizazhet e Përvathit, një udhëtim artistik nga veriu në jug
24/03 15:31
Top Channel/ Kisha Katolike dhe Rama ftojnë Papa Leonin për jubileun e Zojës së këshillit të Mirë
24/03 15:29
DIGITALB DIGITALB