Pesë punonjës të Inspektoriatit vendor të Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë e Himarës, si dhe drejtuesi i këtij inspektoriati janë shkarkuar nga detyra. Vendimi është marrë mëngjesin e kësaj të premte nga kryebashkiaku i Himarës, Vangjel Tavo. Janë ende të paqarta arsyet se përse është marrë ky vendim. Burime bëjnë me dije se drejtori dhe punonjësit e IMT-së dyshohen se kanë toleruar ndërtimet e paligjshme dhe kanë abuzuar me detyrën duke mos zbatuar ligjin dhe rregulloret përkatëse për mbrojtjen e territorit.