Taulant Stoica është dënuar me 10 vite burg nga gjykata në Londër, për trafik të lëndëve narkotike. Shqiptari konsiderohet nga mediat britanike si ‘zot’ I drogës atje. Ai kishte ndërtuar një rrjet që bënte të mundur trafikimin e drogës nga Holanda drejt Anglisë. Stoica vepronte së bashku me disa shqiptarë të tjerë, ku 2 ranë në prangat e policisë.