Gjykata e Tiranës ka lënë në burg 3 të rinjtë që akuzohen për falsifikim monedhash. U caktua masa e sigurisë “Arrest me burg” për Viard Kotori 29 vjeç, Etmond Dokushi, 32 vjeç, dhe Ervin Kamolli, 32 vjeç. Ata u arrestuan më 18 prill 2022 ku Viard Kotori tentoi të thyente 2 mijë dollarë fals në një pikë këmbimi valutor. Punonjësja e subjektit në fjalë zbuloi se paratë ishin të falsifikuara dhe lajmëroi policinë e cila vijoi kontrollet.