Administrata tatimore ka parashikuar një ulje në këstet e parapagimit të tatimit për profesionet e lira. Ky vendim ka ardhur pas debateve që ka shkaktuar moszbatimi korrekt i ligjit. Sipas njoftimeve të dërguara nga Drejtoria Rajonale e Tiranës në fund të muajit maj, rezulton se për llogaritjen e tatimit për muajin Maj dhe muajt qershor-dhjetor, janë zbritur shpenzimet 30%, për ata që janë të vetëpunësuar me xhiro deri 10 milionë lekë.