Nga data 15 Maj ka nisur zyrtarisht procesi i aplikimit për Marrëveshjen e Paqes Fiskale dhe rideklarimin e pasqyrave financiare, ndërsa afati i fundit për bizneset është data 5 Qershor 2026. Administrata Tatimore sqaron se aplikimi kryhet online në sistemin “e-Filing”, përmes shërbimit “Aplikim për Marrëveshjen e Paqes Fiskale”. Kjo mundësi u jepet tatimpaguesve që ushtrojnë aktivitet ekonomik në Shqipëri dhe kanë realizuar mbi 14 milionë lekë të ardhura bruto në vitin paraardhës.