Dyshimet për evazion fiskal dhe veprime të tjera financiare të paligjshme kanë mobilizuar Administratën Tatimore dhe Policinë e Kosovës në një aksion kunder bizneseve në veri. Lajmi është konfirmuar për Radio Europa e Lirë nga zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani.