Një tas delikat prej porcelani, me diametër rreth 10 cm, u shit për më shumë se 25 milionë dollarë gjatë javës së shitjeve të artit kinez në Hong-Kong. I përshkruar nga shtëpia e ankandeve si “shumë i rëndësishëm”, tasi antik vjen nga një grup i rrallë qeramikash të dekoruara në punëtoritë perandorake të Pekinit në shekullin e 18-të.