Një shofer që transportonte nxënësit e gjimnazit “Sami Frashëri” në Belsh është kapur duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur. Pas telefonatës së një qytetari në policinë e Cërrikut, patrulla ndaloi furgonin në Belsh me drejtues Sazan Gjolena, i cili po transportonte 13 nxënës. Pasi iu krye testi i alkoolit, ai rezultoi pozitiv në provën e parë me 0.68 mg/l dhe 0.687mg/l herën e dytë.